Godet Beshiktashi, transferon një sulmues

Skuadra kampione e Beshiktashit ka arritur që të transferojë sulmuesin e Alaniaspor, Vagner Lav. Skuadra nga Stambolli do të paguaj 3.7 milion euro për brazilianin 33-vjeçar, edhe përkundër faktit se në marrëveshjen e tij me Alaniaspor blerja e kartonit të tij është në vlerë prej 5 milion euro.

Vagner Lav me Beshiktashin do të nënshkruaj kontratë për një vit e gjysmë, ndërsa paga vjetore e tij do të jetë 1.9 milion euro. Nëse brenda kësaj periudhe sulmuesi brazilian zhvillon minimum 25 ndeshje, kontrata e tij automatikisht do të zgjatet deri në vitin 2020.

Braziliani krijoi emër me ekipin e CSKA Moskës, duke fituar plotë 14 trofe, përfshirë këtu edhe Kupën e  UEFA-s gjatë vitit 2005.

Vagner Lav te Beshiktashi shihet si zëvendësues i sulmuesit të larguar, Xhenk Tosun, i cili karrierën e tij e vazhdoi në Angli te skuadra e Evertonit.

 

Leave a Reply