Shkupi me Vardarin përballet të enjtën në “Gjorçe Petrov”

Takimi i parë ndërmjet Shkupit dhe Vardarit në kuadër të ndeshjes së mbetur në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë do të zhvillohet të enjtën në lagjen “Gjorçe Petrov”. Përballja ndërmjet dy skuadrave shkupjane është përcaktuar të luhet në “Gjorçe Petrov” për shkak se Vardari dëshiron ta ruajë arenën “Filipi i Dytë” për takimin me Rosenborgun që do ta zhvillojë të enjtën e ardhshme të vlefshme për raundin e fundit të fazës së grupeve në Liga Evropa.

Takimi i parë Vardari-Shkupi luhet të enjtën nga ora 13:00, ndërsa ajo e kthimit zhvillohet në Çair me 17 dhjetor. Kujtojmë që fituesi i këtij dueli do të përballet në çerekfinale me Shkëndijën e Tetovës.

Leave a Reply