Burnmaut turpëroi Çelzin në “Stemford Brixh” (VIDEO)

Burnmaut ka regjistruar një fitore surprizë 0:3 në transfertën ndaj Çelzit në “Stemford Brixh”. Skuadra e trajnerit Edi Haui zhvilloi një super ndeshje dhe në fund me plotë meritë arriti deri tek tre pikëshi.

Mysafirët luajtën shumë mirë që nga fillimi i ndeshjes, ndërsa që të tre golat i realizuan vetëm në pjesën e dytë. Kalom Uilson në minutën e 51-të shënoi golin e parë për Burnamut, ndërsa i njëjti futbollist në minutën e 64-të asistoi në golin e dytë, që mban firmën e Stanislas.

Nuk vonoi shumë dhe tre minuta më pas ish futbollisti i Çelzit, Nejton Ake shënoi edhe golin e tretë në rrjetën e Kurtua, duke i dhënë kështu një goditje të fuqishme skuadrës së Antonio Kontes, që tashmë për shkak gol-averazhit më të dobët renditen në pozitën  e katërt.

Në mes pjesëve Çelzi para tifozëve të vetë prezantoi dyshen Olovie Zhiru – Emerson Palmieri, të cilët arritën në ditën e fundit të merkatos nga Arsenali, gjegjësisht Roma. Evertoni falë “dopietës” së Teo Uolkot mundi Lesterin me reuzltatin 2:1, teksa dy ndeshjet tjera që nisën në ora 20:45, Njukasëll Junajted – Bërnli dhe Sautempton – Brajton, u mbyllën me rezultatin identik, 1:1.

 

Leave a Reply