Junajtedi ndalet nga Totenhami, Siti arratiset në renditje (VIDEO)

Totenhami i ka dhënë një goditje të rëndë Mançester Junajtedit të Hoze Murinjos, duke i mundur këta të fundit pa shumë probleme në ndeshjen derbi të javës së 25-të në Premierligë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Poçetino shënoi fitore me rezultatin 2:0, edhe atë me të dy golat të shënuar që gjatë pjesës së parë.  Eriksen shënoi që në minutën e parë, ndërkohë një aytogol i Xhons në minutën e 28-të bëri që Junajtedi të vuaj në këtë takim.

Për dallim nga Junajtedi, Mançester Siti ishte superior në përballjen ndaj Uest Bromuiç Albion, duke mos e diskutuar në asnjë moment fitoren e këtij takimi.

Fernandinjo shënoi golin e parë në minutën e 19-të, ndërkohë dy golat tjerë erdhën në pjesën e dytë, me autorë Kevin Dde Brujne (68’) dhe Serxhio Aguero (89’). Me këtë fitore dhe disfatën e Junajtedit, tashmë Siti ka plotë 15 pikë epërsi ndaj “Djajve të Kuq” në renditjen tabelare, ashtu që çudira duhet ndodhur në 13 ndeshjet e fundit kampionale, që skuadra e Pep Guardiolas të humbas titullin e kampionit. Në ndeshjen e fundit që startua sonte në ora 21:00, Stouk Siti i Xherdan Shaqirit barazoi pa gola përballë Uatfordit, duke u larguar në këtë mënyrë nga zona e ftohtë.

Leave a Reply