FC Struga Trim Lum shkëlqen ndaj Akademia FFM-Ohër

Skuadra e Struga Trim Lum ka shënuar fitore 4:1 në kontrolluesen e dytë të zhvilluar në kuadër të fazës së përgatitjeve që kjo skuadër po i zhvillon në prag të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra strugane sot mundi “Akademia FFM-Ohër” me rezultatin 4:1. Autorë të golave për Struga Trim Lum ishin Linor Isaku, Naum Veljanovski, Blagojçe Glavevski dhe Nijas Lena, i cili po stërvitet me skuadrën e vendlinjes së tij, me shpresë se do të gjejë ndonjë skuadër të re, duke pasur parasysh se nuk mund të nënshkruajë kontratë me asnjë skuadër nga Maqedonia dhe Shqipëria, me përjashtim të Kukësit dhe Teutës.

Vlen të theksohet gjithashtu se në takimin e sotshëm trajneri Aleksandar Tançeski, ju dha mundësinë edhe disa futbollistëve të rinj që vijnë nga ekipi i të rinjëve, si Bleon Gjurra, Albrim Nasufi, Arion Ziba dhe Agon Istrefi.

Leave a Reply