Rabotniçki angazhon ish sulmuesin e Shkëndijës (VIDEO)

Rabotniçki gjatë ditës së sotme përmes faqes së saj zyrtare ka bërë publik edhe transferimin e rradhës gjatë kësaj merkatoje të janarit, përcjellë “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për ish sulmuesin e Shkëndijës, Hristijan Kirovski, i cili sërish rikthehet në elitën e futbollit vendor. Ai së fundmi ishte pjesë e futbollit tajlandez, ndërsa pas plotë 10 viteve rikthehet te Rabotniçki, pjesë e së cilës ishte në sezonin 2007/2008.

“Jam i lumtur që arrita marrëveshje me drejtuesit e Rabotniçkit dhe do të mundohem që maksimalisht ta arsyetojë besimin e dhënë nga ana e tyre. Besoj se do të ndihmojë skuadrën me lojra të mira dhe se do realizojmë bashkë qëllimet që ka kly klub për stinorin pranveror” – tha Kirovski.

Sulmuesi shkupjan në elitën e futbollit tajlandez luajti për dy vite me skuadrat si Chiangmai FC dhe Prachuap, te e cila skuadër ishte transferuar janarin e vitit 2016-të pikërisht nga rradhët e Shkëndijës, me të cilën skuadër një vit më parë ai luajti edhe në ndeshjet e Liga Europa, ku mbahet mend pas atij goli të shënuar ndaj skuadrës skoceze të Aberdin.

Leave a Reply