U tall me presidentin Tramp, Maradonës i mohohet viza amerikane

Statusi i “legjendës së futbollit botëror” nuk i ka garantuar Diego Armando Maradonës vizën hyrëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ajo i është refuzuar argjentinasit nga zyrtarët e ambasadës.

Këtë e ka zbuluar avokati i ish-futbollsitit, Matias Morla, gjatë një interviste për programin “Buenos Días América”, duke saktësuar se arsyeja kryesore ishtin fjalët që Maradona kishte thënë disa muaj më parë për Donald Tramp.

Ai asokohe kishte thënë që Tramp është një “marionetë”, shprehje që përdoret shpesh në Argjentinë për t’u tallur me persona të cilët janë nën urdhëra të të tjerëve. Këto fjalë i kanë kushtuar shtrenjtë Maradonës, pasi Ambasada Amerikane i mohoi atij vizën. Argjentinasi duhej të udhëtonte drejt SHBA-ve për të qenë i pranishëm në një gjyq ndaj ish-bashkëshortes së tij, Klaudia Vilafane.

Leave a Reply