Stefan Vujçiç debuton me gol te FC Shkupi

Stefan Vujçiç ka debutuar me gol me fanellën e FC Shkupit, duke shënuar në barazimin 1:1 të skuadrës nga Çairi përballë skuadrës ukrainase të Çernomorec Odesa, njofton “infOSport.mk”.

Vujçiç në këtë ndeshje në lojë u inkuadrua gjatë pjesës së dytë, ndërsa golin e tij të parë me fanellën e FC Shkupit e realizoi në minutën e 80-të, atëherë kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Çernomorec Odesa 1, Shkupi 1. Ndryshe golin për skuadrën ukrainase në këtë përballje e realizoi Musolitin në minutën e 26-të.

Ishte ky barazimi i tretë për FC Shkupin në 4 ndeshje të zhvilluara në kuadër të ndeshjeve kontrolluese në Antalia të Turqisë, ku ka pësuar edhe një disfatë, atë kundër skuadrës boshnjake të Çelik.

Leave a Reply