Ismaili dhe Petroviç dërgojnë Feniksin në finale të Kupës së Kosovës

Dyshja nga Maqedonia, Taulant Ismaili – Dragan Petroviç kanë rezultuar deçiziv në fitoren e ekipit të futsalit Feniks nga Drenasi ndaj FC Prishtinës, duke i siguruar ekipit të tyre një vend për në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, njofton “infOSport.mk”.

Feniksi në gjysmëfinalen e parë mundi ekipin nga kryeqendra kosovare me rezultatin 3:1, ku dy gola shënoi kumanovari, Dragan Petroviç, teksa shkupjani Taulant Ismaili realizoi një gol. Pjesë e kësaj fitore të madhe për Feniksin ishte edhe Ferid Agushi, një treshe kjo që vitin e kaluar mbronte ngjyrat e Velesit.

Në finalen e madhe Feniksi do të mirëpret fituesin nga përballja e dytë gjysmëfinale midis, Fc Besa dhe Fc Liburn.

Leave a Reply