Çelzi në sezonin e ri vjen me trajner të ri!

Kampionët në fuqi të Anglisë, Çelzi këtë edicion që tani janë përshëndetur me titullin e kampionit. Edhe pse deri në fundin e sezonit 2017/2018 ka edhe plotë 11 ndeshje për tu zhvilluar në Premierligë, epërsia e madhe prej 22 pikëve e Mançester Sitit në krye të tabelës, ka bërë që “blutë” e Londrës tashmë të fokusohen për një nga vendet që siguron Ligën e Kampionëve Europian, por njëkohësisht edhe për një emër të ri në bankinën e tyre.

Sipas “The Times”, ky është sezoni i fundit i strategut italian, Antonio Konte në “Stemford Brixh” dhe se drejtuesit e Çelzit po mendojnë që postin e trajnerit t’ia besojnë Marko Silvas, i cili gjatë këtij sezoni u shkarkua nga drejtuesit e Uatfordit pas mungesës së rezultateve pozitive.

Mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të ndodh edhe realisht, duke pasur parasysh se për postin e trajnerit të Çelzit, përmenden edhe emra më të mëdhenj, si Karlo Ançeloti e Diego Simeone, që njëherit është edhe i preferuari i numrit një të skuadrës londineze, Roman Abramoviç.

Rikujtojmë Çelzi sonte kundër Uest Bromuiç Albionit në “Stemford Brixh” do të kërkoj me çdo fitoren pas atyre dy disfatave të njëpasnjëshme turpëruese ndaj Bunrmautit (0:3) dhe Uatfordit (1:4) si dhe rikthimin e pozitës së katërt, që aktualisht mbahet nga Totenhami me 52 pikë, dy më shumë se skuadra e trajnerit Antonio Konte.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply