Ja sa do të përfitojë Milani nga “Puma”

Gjatë ditës së djeshme drejtuesit e Milanit njoftuan se me klubin e tyre fillon një erë e re. “Rossonerët” arritën marrëveshje me markën e njohur sportive “Puma”, marrëveshje kjo që hyn në fuqi nga vera e këtij viti.

Deri më tani skuadra milaneze mbante fanellat e “Adidas”, mirëpo nga dje mund të lëvdërohet me një kontratë shumë të mirë.

Në numrin e saj të sotshëm “Gazzetta dello Sport” ka publikuar një material shumë interesant, ku bëhen publike shifrat lidhur me marrëveshjen e arritur.

Milani do të përfitojë 15 milion euro në sezon, që është shumë më e lartë se ajo që deri më tash “kuqezinjtë” përfitonin nga “Adidas”. Në këtë shumë do të përfshihen edhe bonuse.

Është vetëm Juventusi që përfiton më së shumti nga sponozrët. Për momentin “Zonja e Vjetër” përfiton 23 milion euro në sezon nga “Adidas”, që bënë që Milani të renditet vetëm pas kampionëve të Italisë.

Leave a Reply