Llullaku bashkohet me Naser Alijin te Virtus Entella

Më në fund Azdren Llullaku është zyrtarizuar te Virtus Entella, duke u bashkuar kështu me bashkëlojtarin e tij te Kombëtarja shqiptare nga Kumanova, Naser Aliji. Llukaku u prezantua sot nga skuadra e kategorisë së dytë italiane, ndërsa do të bartë numrin 18-të në fanellë.

Llullaku ka bindur drejtuesit e Virtus Entellas me paraqitjet e tij në edicionin e kaluar me ekipin e Gaz Metanit në Rumani, me shqiptarin që e mbylli sezonin me 16 gola në 20 ndeshje të zhvilluara, ndërsa te Astana nuk gjeti hapësirat e dëshiruara, që njejtë nuk gjeti rehati as te skuadra Tobol që luajti si huazim.

 

Leave a Reply