Liga Evropa, triumfojnë Milani dhe Arsenali

AC Milan është me një këmbë në 1/8-at e Europa League pasi ka mposhtur me rezultatin 3-0 Ludogorets në stadiumin Ludogorets Arena. Ishte një ndeshje e ekzekutuar më së miri nga të besuarit e Gatusso-s të cilët luajtën me vetëbesim dhe kurajë ndaj një kundërshtari delikat siç është Ludogorets.

Ndeshja ishte e balancuar për shumicën e kohës, dhe diferencën e bëri kualiteti i Kuqezinjve që dolën në avantazh në momentin më të mirë të mundshëm pikërisht pak sekonda përpara vërshëllimës së arbitrit që do të përfundonte pjesën e parë. ishte Cutrone ai që me një goditje me kokë kaloi të tijtë në avantazh.

Pas pushimit Milan luajti me qetësi dhe vetëm një shtyllë e Dyakov ka rrezikuar seriozisht portën e Donnarumma-s. Në minutën e 64’ erdhi edhe goli i dytë nga pika e bardhë e penalltisë nga Ricardo Rodriguez. Në fund ishte Borini ai që vulosi gjithçka që në ndeshjen e parë. Një fitore e rëndësishme për Milan, që tani mund të luajë me qetësi ndeshjen e kthimit në San Siro.

Arsenal ka bërë një shëtitje në Suedi për të mundur skuadrën modeste të Ostersunds. Ishte një ndeshje ku ra në sy diferenca e madhe në kualitet që kishin dy skuadrat. Ëenger, ashtu siç kishte paralajmëruar kishte zbritur në fushë një formacion të fortë, dhe jo të përbërë nga rezervat si në ndeshjet e grupit. Ai e mori seriozisht kundërshtarin dhe u shpërblye me një fitore 3-0 falë golave të Monreal, autogolit të Papagiannopoulos dhe Ozil në pjesën e dytë. Me këtë rezultat Arsenal e ka thuajse të sigurt kalimin në fazën tjetër.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera ia vlen të përmendet supersfida mes Borussia Dortmund dhe Atalanta-s e cila përfundoi në rezultatin 3-2. Gjithçka do të jetë e hapur për ndeshjen e kthimit në Itali dhe me siguri spektakli do të jetë i garantuar. Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Schurrle. Por pas pushimit dopieta e Ilicic përmbysi gjithçka deri në momentin kur Michy Batshuayi më pas riktheu avantazhin e merituar për Dortmund.

Nice pësoi një humbje shokuese ndaj Lokomotiv Moscoë brenda me rezultatin 3-2. Megjithëse Balotelli shënoi një dopietë për t’i dhënë avantazhin e dyfishtë vendasve, rusët janë përgjigjur me tripletën e Fernandes. Gjithsesi Nice nuk i ka humbur shpresat dhe do t’ia vërë fajin Coly-t për këtë disfatë pasi ishte ai që la ekipin e tij me një lojtar më pak.

Leave a Reply