Moto GP, Valentino Rosi vazhdon bashkëpunimn me Yamahën!

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar, po është bërë e sigurtë që Valentino Rosi do të vazhdojë me skuderinë e Yamahës edhe në vitin 2019-tën. Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i skuderisë japoneze, Lin Jarvis.

“Mund t’ju them se asgjë nuk është nënshkruar, por jam i sigurt që Rossi do të garojë me ne edhe në vitin 2019. Duhet të kalojnë ende disa prova, për të firmosur kontratën e re, pasi dyshimi i vetëm i Vales është të nënshkruajë kontratën për një apo dy vite të tjera”, u shpreh Jarvis.

Pra, dyshja Rossi-Vinales duket se do të qëndrojnë bashkë edhe për vitin 2019, pasi spanjolli e ka zgjatur më herët kontratën e tij me japonezët.

Leave a Reply