“Pjong Çang 2018”, Blumen vendos rekord Olimpik!

Kanadezi Ted Jan Blumen, ka fituar titullin e kampionit olimpik në disiplinën rrëshqitje e shpejtë në 10.000 metra. Blumen në Pjongçang, deri te medalja e artë erdhi me rekordin e ri olimpik 12:39,77 minuta. Medalja e argjendtë i ka takuar norvegjezit 32-vjeçar Jorit Bergsm, i cili për 2.21 sekonda ishte më i ngadalshëm se Bloemen, por ishte më i shpejtë se rekordi (12:44.45) i shënuar katër vjet më parë në Soçi.

Leave a Reply