Mustafa sërish te Trakya: E ndjejë veten si në shtëpi!

Basketbollisti nga Shkupi, Alaudin Mustafa edhe zyrtarisht është rikthyer te skuadra turke, Trakya. Atë që “InfOSport.mk” e kishte paralajmruar disa javë më parë, me basketbollistin që u nis drejt Turqisë, tashmë është zyrtarizuar edhe nga ana e vet klubit.

Mustafa rikthehet te Trakya, duke firmosur kontratë deri në përfundim të sezonit, ndërsa më pas ngelet të vendosin palët për ndonjë akord të ri bashkëpunimi apo jo.

“Është ndjenjë e mirë të rikthehesh aty ku e ndjen veten si në shtëpi, sepse Trakya mi ka hapur dyert në të gjitha aspektet dhe për këtë jam shumë mirënjohës. Ata ishin krah për krah me mua në momentin kur të gjithë u largua nga duke menduar se nuk do të kthehem më në basketboll pas lëndimit. Ata më dhanë mbështetje dhe nuk më lejuan të dorëzohem, ndërsa në të njejtën kohë jam 2 fish mirënjohës për trajnerin tim Kenan Evren, i cili më ka ndihmuar në përgatitje teknike si dhe fizike”, thotë Mustafa enkas për “InfOSport.mk”, duke vazhduar më tej për të treguar për objektivin që ka skuadra e tij në këtë vit “Këtë gjysmësezon ekipi ka krijuar një kuadër të ri të lojtarëve pas problemit që ndodhi në ligë dhe objektivi jonë është që ta kalojmë grupin me sa më shumë fitore”, përfundon shkupjani.

Mustafa edhe vitin e kaluar ishte pjesë e skuadrës Trakya, që garon në Ligën e kolgjeve në Turqi, përderisa kjo e fundit vendosi që të mbyllë këtë kategori në fund të vitit që e lamë pas, me çka shkupjani u rikthye në vendlindje, duke paralajmruar edhe ndërprererjën e bashkëpunimit. Mirëpo kolegjet arritën marrëveshjen për të vazhduar kampionati në basketboll në Turqi me Mustafën që sërish u rikthye në folenë e vjetër./InfOSport.mk

Leave a Reply