Beqiri: 3 pikëshi i rëndësishëm, por kemi ngarkesë dhe lëndime!

Flamurtari mori një 3-pikësh mjaft të rëndësishëm në kampionatin më të fortë shqiptarë, duke fituar Lushnjën me rezultat 2:0. Asistenti i trajnerit Duro, Jeton Beqiri u shpreh se skuadra ka vuajtur edhe ngarkesën e lartë fizike, për shkak të kalendarit të ngjeshur në këtë fillim viti.

“Normalisht çdo fitore ka rëndësinë e saj, ashtu si edhe ky 3-pikësh i sotëm. Kur luan me skuadra që janë në fundin e tabelës, sfidat janë të vështira për t’u përgatitur. Kalendari nuk na ka favorizuar, pasi kohët e fundit kemi luajtur me Partizanin 3 herë, Kukësin dhe Skënderbeun, gjë që na ka shkaktuar ngarkesë dhe dëmtime. Pikërisht dëmtimet nuk po na lejojnë që të bëjmë atë rotacionin e nevojshëm, që t’u japim mundësi lojtarëve të pushojnë”, u shpreh Beqiri.

Leave a Reply