Brazil, ndeshja e futbollit që u rikthye në ring boksi (VIDEO)

Një ndeshje futbolli ndërmejt Viktorias dhe Bahias në kampionatin brazilian ka përfunduar me sulme dhe goditje si në ringun e boksit. Gjithçka ka nisur pas shënimit të golit nga penalltia, me rezultatin që u barazua.

Në atë moment, portieri i vendasve shkon dhe konfliktohet me sulmuesin që ekzekutoi 11-metërshin dhe më pas në sherr përfshihen disa futbollistë, teksa nuk mungojnë as shkëmbimet e grushteve.

Në përfundim të konfliktit, arbitri ndëshkon me karton të kuq 5 futbollistë të Vitorias dhe 2 të Bahias, duke bërë që automatikisht të ndërpritet edhe ndeshja, pasi nëse një skuadër humb më tepër se 4 lojtarë, ndeshja konsiderohet e mbyllur.

Vitoria dhe Bahia janë pjesë e Campeonato Baiano në Brazil, teksa sfida nuk ishte aspak vendimtare, pasi jemi vetëm në javët e para të kampionatit.

Leave a Reply