Qatip Osmani i kënaqur me fitoren ndaj Shkupit: Dhashtë Zoti të vazhdojmë me këtë efikasitet (VIDEO)

Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani ka mbetur i kënaqur pas fitores së skuadrës së tij përballë FC Shkupit në ndeshjen derbi të javës së 20-të në elitën e futbollit vendor. Edhe pse futbollistët e tij nuk shrytëzuan disa raste, ai ka mbetur i kënaqur me efikasitetin e tyre, duke shpresuar se me një ritëm të tillë futbollistët e tij do të vazhdojnë edhe në ndeshjet e rradhës.

“Sa i përket ndeshjes, ashtu siç përmendët edhe ju, patëm disa raste që nuk i shfrytëzuam,  dhashtë Zoti që efikasiteti të jetë si në këtë ndeshje . Urime futbollistëve për lojën që e treguan dhe rezultatin” – tha Qatip Osmani pas përfundimit të ndeshjes midis FC Shkupit dhe Shkëndijës, në të cilën ndeshje skuadra tetovare shënoi fitore 0:3, me ç’rast vazhdojë të kryesojë renditjen bindshëm me 8 pikë më shumë se Vardari.

Deklarata e trajnerit te Shkendijes Qatip Osmani, pas ndeshjes me Shkupin

Публикувахте от infosport.mk в 18 февруари 2018 г.

Leave a Reply