Hasani: Në Shkup për të shënuar gol dhe një rezultat pozitiv

Brenda një jave Shkëndija dhe Vardari do të takohen sërish, mirëpo kësaj rradhe në Shkup dhe në kuadër të Kupës, për dallim nga ajo e 7 ditëve më parë kur në Tetovë diskutuan për ndeshjen e parë kampionale të stinorit pranveror.

1:1 ishte rezultati përfundimtarë i atij takimi, rezultat ky që do i shkonte për shtati Shkëndijës nëse do e arrinte gjatë ditës së nesërme në Shkup, ku kapiteni Ferhan Hasani kërkon gol në rrjetën e Vardarit, me qëllim që për në Tetovë të rikthehen me një rezultat pozitiv.

“Bëhet fjalë për dy ndeshje dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm. Normal shkojmë për të shënuar gol dhe për të marrë rezultat sa më pozitiv. Shkëndija në çdo ndeshje shkon për fitore dhe kështu do të jetë edhe tani, mëgjihtëse përsëris fakti që janë në pyetje dy ndeshje na jep hapsirë për të mos shpejtuar dhe të mundohemi të bëjmë punën më së miri, por pa stres”, – tha enkas për “infOSport.mk” kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani.

Ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës në arenën “Filipi i Dytë” starton në ora 14:00.

Leave a Reply