Gafa e vitit, derisa po pinte ujë, portieri pëson gol (VIDEO)

Një ngjarje paksa e çuditshme ka ndodhur në ndeshjen e Bundesliga II midis Dusiburgut dhe Ingolshtadit. Fitorja në këtë ndeshje i takoi skuadrës vendase (2:1), teksa golin vendasit e pësuan për një arsye banale. Portieri i tyre Fleken ishte fut brenda në rrjetë për të pirë ujë, teksa edhe ai vetë ishte shtnagur kur përballë vetes në mënyrë aq të shpejtë i ishte shfaqur futbollisti kundërshtarë Kutçke, i cili shënoi golin e vetëm për Ingolshtadin në minutën e 18-të, duke iu hakmarrë në këtë mënyrë portierit vendas, për atë penalti të pritur në minutën e 11-të.

Ndryshe golat për ekipin vendas të Duisburgut i realizuan Engin dhe Tashçi. Me këtë fitore Dusiburgu për momentin barazohet me pikë me skuadrën e Kill në pozitën e tretë, që të dyja skuadrat nga 37 pikë.

Leave a Reply