Asani: Të fitosh ndaj kampionëve, nuk është diçka e lehtë

Rabotniçki në kuadër të xhiros 21 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë regjistroi fitore të rëndësishme ndaj Vardarit, duke triumfuar me rezultat 2:1. “Romantikët” me triumfin ndaj Vardarit shënuan edhe fitoren e parë në gjysmëstinorin pranveror, ekip ky që ka në përbërje edhe 3 shqiptarë si Nehar Sadiki, Gëzim Krasniqi e Bujamin Asani, me këtë të fundit që për portalin tonë jep komentin e tij për derbin e fituar.

“Fitore e merituar, i urojë bashkëlojtarëve të mi për mundin e dhënë në fushë. Kemi kryer pikë për pike detyrat e dhëna nga trajneri, ndërsa tani duhet të jemi të qetë dhe me kokat ulur. Shpresojmë të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet e radhës, secili takim ka rëndësinë e vet, por të fitosh kampionët nuk është diçka e lehtë”, thotë futbollisti i Rabotniçkit Bujamin Asani enkas për infOSport.mk.

Leave a Reply