Dortmundi që  tani mendon për merkaton e verës, gati dy goditje të fuqishme

Rezultatet e dobëta të këtij sezoni kanë shtyrë drejtuesit e Dortmundit për të menduar që tani për emrat e rinj, të cilët do i angazhonin gjatë merkatos së verës. Ditët e fundit, personat përgjegjës me merkaton e klubit të njohur gjerman, kanë avancuar shumë bisedimet për të mbyllur dy goditje.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Ajaksit, danezin Dolberg, i cili në fakt është vënë në shënjestër prej kohësh, por tani mund të konkretizohet marrëveshja, ndërsa gjithashtu po kërkohet një përforcim edhe për portën dhe objektivi kryesor është Trap i Paris Sen Zhermenit.

Brenda datës 10 mars, Borusia e Dortmundit do të ketë qartësuar gjithçka në lidhje me dy futbollistët e lartëpërmendur, të cilët me siguri se do të shtonin konkurrencën te skuadra nga “Sinjal Iduna Park”, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për dy afrime me shumë vlera.

Leave a Reply