Juventusi, 50 mln euro për mbrojtësin e Arsenalit

Juventusi që tani ka filluar të mendojë për merkaton e verës, duke pikertuar mbrojtësin e krahut të djathtë të Arsenalit, Hektor Bellerin. Mbrojtësi spanjoll ka lënë të nënkuptohet se në verën e ardhshme mund të ndryshojë skuadër dhe Juventus është alternativa e parë.

22-vjeçari Bellerin ka qenë gjithnjë në shënjestër nga klubi italian, madje në muajin janar nisin bisedimet për një transferim të mundshëm. Arsenali hodhi poshtë ofertën me shpresën për të arritur rinovimin e kontratës, mirëpo deri më tani nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim, ashtu që me shumë gjasa, Bellerin mund të largohet nga Londra, edhe pse duhet theksuar se për shërbimet e tij interesohen edhe Mançester Junajtedi dhe Barcelona.

Sipas asaj që shkruan “The Guardian”, Juventusi  është gati të shpenzojë deri në 50 milionë euro për spanjollin, i cili shihet si zëvendësim për zviceranin Lishtajner, që me shumë gjasa do të largohet nga Torino.

Leave a Reply