LDFM – Perëndim, Struga mysafir i Teteksit, Zajazi mirëpret EuroMilkun

Të martën në Ligën e Dytë – Perëndim në program janë 4 ndeshje në kuadër të javës së 15-të, ku spikat ndeshja midis Teteksit dhe Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”. Skuadra strugane bazuar në renditjen momentale shihet si favorit përballë Teteksit, që pjesën e parë të sezonit aktual e mbylli në pozitën e 8-të me 16 pikë. Në anën tjetër Struga Trim Lum me 24 pikë mban pozitën e tretë dhe një fitore eventuale gjatë ditës së martë do ti ngjiste ata në pozitën e dytë, duke pasur parasysh se Vëllazërimi të hënën u mund në teren vendas nga Gostivari, skuadër kjo që tashmë kryeson renditjen me 28 pikë.

Zajazi ka rast të mirë që me fitore eventuale ndaj EuroMilkut të shpresojë edhe më shumë në mbijetesë, teksa Makedonija Gj.P pas gjithë atyre përforcimeve të bëra gjatë merkatos së janarit shihet si favorit absolut përballë Novacit.

Në ndeshjen e fundit të javës së parë të stinorit pranveror, Labunishta në Strugë do të jetë nikoqir i skuadrës shkupjane të Lokomotivës.

Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 14:00.

LDFM – Perëndim

Java XV

Labunishta 06.03. 14:00 Lok. Skopje
Makedonija Gj.P 06.03. 14:00 Novaci
Teteksi 06.03. 14:00 Struga Trim & Lum
Zajazi 06.03. 14:00 EuroMilku
E hënë:  
Vëllazërimi 0 : 1

Gostivari

Leave a Reply