Tre goditje dënimi, tre gola nga ana e Messit! Magji, apo çfarë…. (VIDEO)

Tre goditje dënimi që ndalen në rrjetë në tre ndeshjet e fundit e kanë bërë yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi “magjistarin” e goditjeve të dënimit në Europë. Mediat e ndryshme tashmë kanë filluar të analizojnë më detajisht goditjet e “pleshtit”, me ç’rast të njëjtat kanë zbuluar se meritë se pse topi përfundon në rrjetë është edhe e një hileje që përdorin futbollistët e Barcelonës për të mos lejuar portierin kundërshtar të shohë goditjen e bashkëoljtarit të tyre.

Në mediat spanjolle është publikuar një video e cila shpjegon rrengun që provojnë disa herë Buskets, Rakitiç dhe Pike që t’i mundësojnë Mesit të shënojë në rrjetën e Oblak. Që të tre futbollistët e Barcelonës shihen se si krijojnë atë që quhet barrierë e dyfishtë, më saktësisht duke zgjeruar barrierën në mënyrë të tillë që të pengojnë portierin e Atletiko Madridit që të shohë topin në momentin e goditjes së topit nga ana e Lionel Messit.

Kamerat kanë regjistruar Pike-n teksa thotë “nuk e sheh, nuk e sheh”, pak çaste para se Mesi të godiste topin, i cili përfundoi në rrjetën e Oblak.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply