Gatuso: I kënaqur me fitoren, më lumturon goli Silvas

Milani regjistroi fitore ndaj Xhenoas në minutat shtesë të takimit dhe trajneri Xhenaro Gatuso është shprehur pas ndeshjes i lumtur për këtë triumf të skuadrës së tij.

“Isha kurioz të shihja reagimin mendor të skuadrës, pas humbjes kundër Arsenalit. Xhenoa luajti një ndeshje të madhe, na vuri në vështirësi dhe mund të fitonte, por jam i kënaqur nga personaliteti që tregoi skuadra ime”, ka thënë Gatuso.

Ai më tej ka folur edhe për vendin e katërt në tabelën e Serisë A që sjell biletën për në Ligën e Kampionëve.

“Kemi shkurtuar disi distancën, por ka ende shumë ndeshje, le të mendojmë për ndeshjen e radhës. Jam i lumtur për golin që shënoi Andre Silva, që në më fund është zhbllokuar në Serinë A. Duhet të vazhdojmë të rritemi, rruga e vetme është ajo e punës”, është shprehur numri një i stafit teknik të Milanit.

Leave a Reply