Përfaqësuesja e Maqedonisë zhvillon stërvitjen e parë në Belek të Turqisë

Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet kontrolluese në Antalia të Turqisë kundër Finlandës (23 mars) dhe Azerbejxhanit (27 mars).

Seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski në seancën e parë stërvitore nuk mund të llogarisë në shërbimet e Stefan Ristovskit, Ezgjan Alioskit dhe Stole Dimitrioskit të cilët më vonë gjatë ditës do t’i bashkohen ekipit përfaqësues, teksa sot me grupin u bashkua edhe kapiteni Goran Pandev, i cili mbrëmë me Xhenoan e tij zhvilloi ndeshjen kampionale kundër Napolit në “Sao Paolo”.

Leave a Reply