Lacio rikthen Nani-n te Valencia

Luish Nani nuk ka arritur që të bind drejtuesit e Lacios, që këta të fundit të blejnë kartonin e tij nga Valencia, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

Portugezi po luan si i huazuar në “Olimpiko” nga rradhët e Valencias, mirëpo deri më tani nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Nani ka regjistruar vetëm dy ndeshje si titullarë në ndeshjet e “Serie A”, ndërsa në të gjitha kompeticionet me ekipin “lacial” ka regjistruar 3 gola dhe 2 asiste.

Edhe përkundër shumës jo të madhe (8 mln euro) që ekziston në klauzolën për blerjen e kartonit të tij, e njëjta nuk do të aktivizohet nga skuadra italiane, ashtu që Nani pas përfundimit të këtij sezoni do të rikthehet te Valencia.

Leave a Reply