Bushi: Sadiki donte të bashkohej në Kombëtare, por nuk është e lehtë!  

Shpresat e Kombëtares së Shqipërisë thënë me një fjalë zhgënjyen në dy ndeshjet e fundit me Sllovakinë në kuadër të eliminatoreve për Evropianin 2019-të që do të zhvillohet në Itali. Seleksionuesi i U21 të Shqipërisë, Alban Bushi ka pranuar kritikat, por thotë se rezultatet do të ishin më ndryshe nëse titullarët e zakont do të luanin në këto dy ndeshjet e fundit. Në mesin e shumë pyetjeve, Bushi është pyetur edhe në lidhje me futbollistin kumanovar që luan te Rabotniçki, Nehar Sadiki, i cili njëashtu është pjesë edhe e përfaqësueses së Maqedonisë U21.

“Kemi pasur kontakt, e vërtetë. Ai është me origjinë shqiptare dhe do të donte të bashkohej me ne, por nuk është e lehtë. Ai luan për Maqedoninë U-21, e ndoqa të martën në televizion, në ndeshjen kundër Austrisë U-21. Bëhet fjalë për një mbrojtës të fuqishëm dhe shumë të zotin në lojën ajrore, që do na ndihmonte shumë. Megjithatë, situata e tij do ndërlikohej shumë në klubin e vet, nëse braktiste Maqedoninë për të luajtur për ne. Nuk është situatë që zgjidhet lehtë”, ka thënë seleksionuesi i Shqipërisë U21, Bushi.

Leave a Reply