Shkëlqen Atdhe Nuhiu, “dopietë” ndaj Preston

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës dhe njëherit anëtarë i Shefilld Vendzi, Atdhe Nuhiu ka shkëlqyer në ndeshjen e djeshme që ekipi i tij e zhvilloi ndaj Preston, ndeshje kjo e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 4:1.

Nuhiu shënoi dy nga katër golat e ekipit të tij.

Golin e parë Nuhiu e shënoi në minutën e 52-të ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 90-të, një super gol ky që rrallë herë shihet në Çampionship të Anglisë.

Në Angli për gola të tilla ka qenë në media shumë herë këtë sezon Mohamed Sallah, por ky gol i Nuhiut padyshim që është maestral.

Ndryshe isht ky goli i shtatë për Atdhe Nuhiun në këtë edicion.

Leave a Reply