Lajm shumë i mirë për Armando Sadikun në La Liga

Armando Sadiku do të ketë një mundësi më shumë për të fituar vendin e titullarit në radhët e skuadrës së Levantes në javët e fundit të sezonit, ku do të synojë të luajë rregullisht dhe të shënojë gola, me të cilët do i siguronte mbijetesën skuadrës së tij në elitën e futbollit spanjoll.

Sulmuesi kryesor i Levantes, ganezi Emanuel Boateng, i cili shihej si futbollisti i të ardhmes i kësaj skuadre, është dëmtuar gjatë takimit të djeshëm kundër Girona dhe ka lënë fushën e lojës duke i mundësuar pikërisht Sadikut që të zbriste në fushë në minutat e mbetura.

Pas vizitave të sotme mjekësore, Boateng i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, e cila do ta lërë jashtë fushave të lojës për katër javë.

Në këtë periudhë, alternativat kryesore të trajnerit Pako Lopez për rolin e qendërsulmuesit janë Sadiku dhe Pacini, të cilët do të rivalizojnë me njëri-tjetrin për fanellën e titullarit, ndërsa pritet gjithashtu hapësirë me e madhe edhe për futbollistin shkupjan, Enis Bardhi, i cili kohëve të fundit po qëndron në bankinë.

Levante në 30 javë kampionat ka tubuar 28 pikë, dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 17-të, me 7 pikë më shumë se Las Palmasi që ndodhet në zonën e ftohtë.

Leave a Reply