“Çmendet” Reali, 400 milionë për shërbimet e Nejmar

Real Madridi është gati të thyejë rekordin e transferimeve të futbollistëve, pasi sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle “madrilenët” janë të gatshëm të ofrojnë plotë 400 milion euro për shërbimet e Nejmar.

Braziliani Nejmar është kthyer në një fiksim për “madrilienët”, pasi presidenti Florentino Perez po mendon për pasardhësin e 33-vjeçarit, Kristiano Ronaldo.

Kontrata e Nejmar me PSZH-në përfundon në vitin 2022, ndërsa Real nuk mund të presë deri atëherë për të afruar “yllin” brazilian. Kësisoj ata janë të gatshëm të bëjnë një ofertë prej 400 milionë euro, me qëllim për të bindur drejtuesit e PSZH-së, të cilët gjatë verës së vitit 2017-të kishin transferuar Nejmar nga rradhët e Barcelonës për një shumë prej 222 milion euro.

Leave a Reply