Presidenti i FMM-së, Vrenezi tregon detajet rreth organizimit të Europianit! (VIDEO)

Ashtu siç u bë e ditur gjatë ditës së martë, Kampionatin Evropian i mundjes në kategori të kadetëve do të zhvillohet në Shkup prej 14 deri më 20 maj të këtji viti. Fitimi i organizimit të një eventi të këtillë të madh është mirënjohje tjetër e rëndësishme për punën që bëhet në Federatën e mundjes së Maqedonisë që drejtohet nga kryetari Betim Vrenezi dhe nënkryetari Dejan Bogdanov. Në një konferencë për shtyp nga FMM zbuluan detaje nga fitimi i organizimit të europianit dhe masat që do të ndërmerren në periudhën që pason.

“Mua më është drejtuar kryetari i Federatës së Mundjes Botërore, Nenad Laloviq, i cili më pyeti që a do kemi mundësi ta organizojmë këtë Europian. Unë kërkesën e tij e pranova, por disi si në dy mendje dhe i habitur, ndërsa ai më dha edhe përkrahje, duke më premtuar një ekip nga ai, i cili do të na ndihmojë rreth organizimit. Duke marrë parasysh kjo është një punë e madhe, se ne i kemi vetëm 3 evenimente që do të na përcjellin për dy vite, që është absurde dhe që ska ndodhur asnjëherë në Maqedoni po as në ndonjë shtet tjetër”, tha në konferencë për shtyp  kryetari i FMM-së, Betim Vrenezi.

Nga Federata e Munjdes së Maqedonisë duke shfrytëzuar këtë konferencë shtypi zbuuan edhe projektin e ri për avansimin e mundjes së Maqedonisë, në të cilin kanë përfshirë edhe dy legjendat e këtij sporti, Shaban Sejdiun e Zoran Shorovin. Nga FFM zbuluan se tashmë pas tyre do të qëndrojnë plotë katër sponsorë të fuqishëm.

Leave a Reply