Pa fitues në derbin e Madridit, Reali dhe Atletiko e mbyllin me barazim (VIDEO)

Real Madridi dhe Atletiko janë ndarë me barazim 1:1. Sfida u ndez vetëm për 4 minuta në pjesën e dytë, kur u shënuan edhe të dy golat nga skuadrat respektive. Kështu në minutën e 53-të ishte Cristiano Ronaldo që kaloi në avantazh skuadrën e Realit, ndërsa Atletiko u përgjigj menjëherë, teksa 4 minuta më pas ishte Antoinne Griezmann, që barazoi shifrat.

Më pasi rifilloi edhe njëherë dominimi i madrilenëve, që krijuan disa mundësi shënimi, por përveç portierit Oblak, skuadra e Simeones pati me vete edhe fatin në këtë takim, duke ia dalë të ruajë barazimin.

Pas vërshëllimës së 3-fishtë, prodhohet barazimi 1-1, që lë të pandryshuara pozitat e skuadrave madrilene në renditje (Atletico e dyta dhe Reali i treti), ndërsa fituesi i vërtetë është Barcelona, që i afrohet edhe më shumë titullit kampion, kur kanë mbetur edhe 7 javë për t’u luajtur.

Leave a Reply