Finalja e Kupës, reprizë e edicionit të kaluar! Shkëndija dhe Pelisteri do të diskutojnë trofeun (VIDEO)

Finalja e edicionit të sivjetshëm në Kupën e Maqedonisë do të jetë një reprizë e finales së vitit të kaluar, ku mejdanin do të ndajnë Shkëndija dhe Pelisteri, njofton “infOSport.mk”.

Pasi Shkëndija më herët mundi Renovën me rezultatin 2:0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 3:1 me plotë meritë u kualifikua për në finalen e madhe, Pelisteri një gjë të tillë bëri vetëm pas ruletit të penaltive, ku u tregua më i suksesshëm se Akademia Pandev.

Këta të fundit sot në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Turnovës në Strumicë arritën që të shënojnë fitore 2:1, identike me atë të Pelisterit në Manastir, me ç’rast fituesin e përcaktuan penaltitë.

Hero i padiskutueshëm ishte portieri i Pelisterit, i cili priti plotë 4 penalti, ndërsa në një rast Mario Krstovski goditi mbi portë. Gardiani i Pelisterit, Petrovski u mposht vetëm në dy raste nga gjithsej 7 penalti, ndërsa në anën tjetër portieri i Akademia Pandev, Istatov pësoi tre gola, ku golin e fundit dhe të fitores e realizoi Riste Markoski.

Pelisteri kundërshtarë i Shkëndijës në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë

Pelisteri kundërshtarë i Shkëndijës në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë, pasi në gjysmëfinalen e dytë vetëm pas ruletit të penaltive eliminoi AKademia Pandev…

Публикувахте от infosport.mk в 11 април 2018 г.

Ndryshe të parët që avansuan në këtë ndeshje gjatë 90-të minutëshit të rregullt, ishin mysafirët nga Manastiri, kur në minutën e 62-të Bllagojçe Markovski arriti që të mposht portierin vendas Vujanac, teksa barazimin Akademia Pandevit i’a siguroi, David Atanasoski me golin e realizuar në minutën e 74-të.

Për fitoren e Akademia Pandev u përkujdes Mario Krstovski me golin e shënuar në minutat shtesë, duke bërë që kjo ndeshje ti drejtohet ruletit të penaltive, ku në fund fati u buzëqeshi futbollistëve të Pelisterit.

Ndeshja e madhe finale midis Shkëndijës dhe Pelisterit në program është me datë 9 maj.

Ruleti i penaltive nga ndeshja gjysmefinale, A. Pandev – Pelisteri

Ruleti i penaltive nga ndeshja gjysmefinale, A. Pandev – Pelisteri Ndeshja e kthimit e 1/2 se finalesA. PANDEV – PELISTERI 2:1 (Ndeshja e pare 1:2) – (Ruleti i penaltive 2:3)

Публикувахте от infosport.mk в 11 април 2018 г.

 

RULETI I PENALTIVE
AKADEMIA PANDEV PELISTERI
Z. Baldovaliev X(mbron portieri) B. Manevski X (qëllon traverzën)
J. Atanasov GOL I.Trifunovski GOL
Çeshmexhiev GOL B. Markovski X (mbron portieri)
Dimov X (mbron portieri) G. Todorovski X (huç kuadratin)
M. Krstovski X (huç kuadratin) B. Konjarski GOL
L. Doriev X (mbron portieri) H. Dragarski X (mbron portieri)
D. Atanaskoski X (mbron portieri) R. Markoski GOL

Foto: ekipa.mk

Leave a Reply