Skandal, xhudistet serbe braktisin podiumin kur këndohej himni i Kosovës

Në kampionatin Ballkanit të xhudos që u zhvillua këtë fundjavë në Shkup, përfaqësuesja e Kosovës u kurorëzua me gjashtë medalje, mes tyre dy të arta që mbajtën firmën e Loriana Kukës në peshën e 78 kg dhe Distria Krasniqit në 52 kg.

Mirëpo ceremonia e ndarjes së medaljeve solli diçka jo sportive. Kur garueset Kuka dhe Krasniqi nga Kosova që fituan medaljet e arta, në podium së bashku me ta ishin të përfshirë edhe garuese nga Serbia, me këta të fundit që bënë skandalin, duke lëshuar podiumin gjatë himnit të Kosovës.

Për një gjë të tillë ka reaguar edhe trajneri i dy xhudisteve kosovare, Driton Kuka.

Leave a Reply