Junajtedi gati të largojë yjet! I pari në listë është Poll Pogba

Aventurës së yllit francez, Poll Pogba te Mançester Junajtedi duket se po i vjen fundi.

Arsyeja janë raportet e përkeqësuara javëve të fundit midis mesfushorit francez dhe trajnerit Murinjo, i cili në shumë ndeshje kishte lënë 25 vjeçarin në stol, përfshirë këtu edhe dy ndeshjet e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve kundër Seviljës.

Për largimin e Pogbas nga “Olld Traford” tashmë po flitet një kohë më të gjatë, mirëpo gjithçka ishte mohuar nga vetë trajneri portugez, Murinjo. Megjithatë kjo nuk i ka penguar mediat britanike që të shkruajnë me shumë siguri në lidhje me këtë çështje, duke theksuar se Pogba do të jetë një prej futbollistëve që do të largohen nga “Old Traford” verën e ardhshme.

Madje është arritur deri aty sa që përmendet edhe çmimi i vendosur nga ana e drejtuesve të Mançester Junajtedit për shitjen e francezit. Sipas tabloidit “Daily Mail”, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kërkojnë 103 milionë euro për kartonin e mesfushorit të përfaqësueses franceze, shifër që do të kompensonte atë që Mançester junajtedi shpenzoi për ta blerë nga Juventusi në verën e vitit 2016.

Sipas të njëjtit burim, përveç Pogbas, në listën e futbollistëve që pritet të largohen nga Mançester Junajtedi, janë edhe Martial, Blind dhe Darmian, emri i të cilit lidhet ngushtë me një kalim të mundshëm te Juventusi.

Leave a Reply