Totenhami gati për të shitur Dembelen

Totenhami është  i gatshëm ta shes mesfushorin Musa Dembele këtë verë, raporton “Mirror”.

Belgu po kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë këtu edhe kampionët në fuqi të Europës, Real Madridin.

“Spërsat” thuhet se janë të gatshëm ta shesin njërin nga yjet e tyre për t’i hapur rrugë transferimit te Andres Gomesh te Barcelonës dhe Brian Kristante te Atalantas.

Kështu drejtuesit e Totenhamit janë të gatshëm t’i shqyrtojnë ofertat që vijnë në adresë te Dembeles, i cili sipas të gjitha gjasave, këtë verë do të bëhet më klub të ri.

Dembele pjesë e Totenhamit është që nga viti 2012-të, kur në “Vajt Hart Lejn” erdhi nga Fulhami, teksa gjatë karrierës së tij ai gjithashtu kishte veshur edhe fanellat e skuadrave si Zherminal Bershot në Belgjikë dhe AZ Alkmar dhe Villem II në Holandë.

Leave a Reply