Arbitër shqiptarë në Strumicë në ndeshjen A. Pandev – FC Shkupi

Sot  në Strumicë në stadiumin Kukush në Turnovë në kuadër të javës së 28-të mejdanin do të ndajnë Akademia Pandev dhe FC Shkupi, njofton “infOSport.mk”.

Të dyja skuadrat nuk po kalojnë një formë të mirë në stinorin pranveror, ku në 9 ndeshjet e fazës së tretë kanë tubuar vetëm nga 7 pikë. Akademia Pandev tashmë 13 ndeshje me rradhë nuk dinë për fitore, ku ka regjistruar 8 barazime dhe 5 disfata, përfshirë këtu edhe disfatën 5:2 nga FC Shkupi në ndeshjen e parë të stinorit pranveror.

Për herë të fundit që Akademia Pandev kishte regjistruar një fitore, ishte 16 nëntori i vitit 2017-të kur në Manastir kishin mundur Pelisterin me rezultatin 3:4. Ndryshe fitoren e fundit si vendas Akademia Pandev e ka regjistruar me 25 tetor të viti të kaluar, edhe atë përballë Shkëndijës (3:2).

Në anën tjetër FC Shkupi në 7 ndeshjet e fundit nuk dinë për fitore, teksa fitoren e fundit e ka regjistruar pikërisht ndaj kundërshtarit të sotëm.

Ndeshja Akademia Pandev – FC Shkupi starton në ora 16:00 dhe e njëjta do të drejtohet nga arbitri shqiptarë, Faton Mustafi, të cilit do ti ndihmojnë Nebojsha Gjorgjijevski dhe Darko Jovçevski, teksa arbitër i katërt do të jetë Petar Mantev nga Negotina.

Leave a Reply