Juventusi bënë pazar te Barcelona

Juventusi pas dështimit në Ligën e Kampionëve, që tani është duke menduar për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, ku përveç titullit kampion do të pretendojë edhe titullin e Europës. Mirëpo për të arritur një gjë të tillë, skuadra duhet përfocuar me futbollistë cilësor, ndërsa një ndër ta që bënë pjesë në planet e “Zonjës së Vjetër” është edhe Lukas Dinje i Barcelonës.

Një gjë të tillë bëjnë të ditur mediat italiane, të cilat shkruajnë se Juve dëshiron ta shfrytëzojë pakënaqësinë e futbollistit për hapësirat e pakta te Barcelona dhe të transferojnë atë në verë.

Juve raportohet se dëshiron që lojtarin ta marr në formë huazimi, me mundësinë që më pas ta blejë kartonin e plotë të Digne për çmimin e 25 milionë eurove.

Leave a Reply