Mësohet shkalla e dëmtimit dhe koha sa do të mungojë Galiardini

Mesfushori i Interit, Galiardini do të mungojë rreth një muaj e gjysmë nga fushat e futbollit, njoftuan nga tabori i klubit “zikaltër”. Roberto Gagliardini u dëmtua në takimin e mesjavës kundër Kaljarit, në të cilën ndeshje “neroaxurrët” shënuan fitore 4:0.

Mesfushori italian pësoi një lëndim në kofshën e majtë, ndërsa pas ekzaminimeve më të detajuara mjekësore dhe rezonancës së bërë manjetike, u mësua edhe shkalla e dëmtimit si dhe koha që do të mungojë nga fushat e blerta.

Galiardini shpreson që të jetë gati për takimin e javës së fundit të Serisë A, ku “zikaltërit” do të përballen me Lacion e Thomas Strakoshës, ndërsa mund të ndodh që pikërisht kjo ndeshje të vendos se cila prej këtyre dy skuadrave do të kap trenin e fundit për Ligën e Kampionëve Europian.

Leave a Reply