Formacionet zyrtare, Sevilja-Barcelona

Skuadrat e Seviljës dhe Barcelonës sonte do të zhvillojnë finalen e Kupës së Mbretit në stadiumin “Ëanda Metropolitano” në Madrid. Ernesto Valverde ashtu edhe siç pritej ka zgjedhur skemën 4-4-1-1.

Luis Suarez do të luaj në sulm, i ndihmuar në prapavi nga Messi, teksa Filipe Kutinjo dhe Andres Iniesta do të luajnë në krahë.

Në anën tjetër Montella do të luaj me skemën 4-2-3-1. Luis Muriel do të qëndroj në krye të sulmit, i ndihmuar nga Hoakin Korea, Frank Vaskes dhe Pablo Sarabia.

Ndeshja në Madrid starton në ora 21:30.

FORMACIONET ZYRTARE:
SEVILJA: Soria, Navas, Merkado, Lengle, Eskudero, Nzonzi, Banega, Korea, Vaskes, Sarabia, Muriel
BARCELONA: Silesen, Serzhi Roberto, Pike, Umtiti, Alaba, Kutinjo, Rakitiç, Buskets, Iniesta, Messi, Luis Suarez

Leave a Reply