Junajtedi me përmbysje eliminon Totenhamin, kalojnë në finale të FA Kupës (VIDEO)

Mançester Junajtedi me përmbysje ka mundur Totenhamin dhe është kualifikuar për në finale të FA Kupës angleze. 2:1 ishte rezultati përfundimtarë i këtij takimi, ku Totenhami avansoi vetëm pas 11 minutave lojë me golin e Dele Alli.

Aleksis Sançez në minutën e 24-të barazoi shifrat, teksa goli i Ereras në pjesën e dytë i mundësoi Junajtedit të fitoj dhe të kalojë në finalen e madhe.

Është kjo finalja e dytë në tre vitet e fundit për skuadrën e Mançester Junajtedit, që në finalen e madhe do të pret fituesin nga përballja e nesërme midis Çelzit dhe Sautemptonit.

 

Leave a Reply