Mohamed Sallah merr çmimin e “Futbollistit të vitit” në Angli

Mohamed Sallah edhe zyrtarisht është shpallur “Futbollisti më i mirë i Vitit në Premierligë” për sezonin 2017/18.

Anësori i Liverpullit, në garën për më të mirin e vitit e ka mposhtur mesfushorin e Mançester Sitit, Kevin De Brujne, i cili gjithashtu ishte ndër kandidatët kryesor për tu shpallur më i miri, kjo për më tepër që belgu me skuadrën e tij u shpallën kampion të Anglisë.

Sallah ka shkëlqyer në sezonin debutues me Liverpullin. Egjiptiani ka shënuar 31 gola në 33 ndeshje në Premierligë, duke qenë një ndër kandidatët kryesor për të fituar çmimin “Këpuca e Artë”, ku është në garë të ngushtë me Lionel Messin e Barcelonës, ndërsa numëron gjithsej 41 gola në të gjitha garat, përfshirë këtu 8 gola në Ligën e Kampionëve, një në kuadër të eliminatoreve të po të njëjtit kompeticion dhe një gol të shënuar në kuadër të ndeshjeve të FA Kupës.

Leave a Reply