Ljamçevski dhe Vujçiç ndjekën nga tribuna triumfin e Shkupit në Çair (FOTO)

Dy futbollistët e FC Shkupit, Bllagoja Ljamçevski dhe Stefan Vujçiç munguan në ndeshjen e sotme ndaj Pobedës, e cila ishte e vlefshme për xhiron e 30-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.

Ljamçevski për shkak të kartonit të kuq që mori në përballjen me Akademia Pandevin ishte i penalizuar për mos drejtë loje,ndërsa Vujçiç tanimë një kohë të gjatë është jashtë fushave për shkak lëndimit.

Mirëpo, nëse nuk arritën që të jenë prezent në fushë dhe të ndihmojnë ekipin e tyre, dyshja nuk mungoi në tribuna, me Ljamçevskin dhe Vujçiçin që ndjekën ndeshjen në mesin e publikut shkupjan dhe që shijuan atë atmosferë impozante të krijuar në Çair./InfOSport.mk

Golat nga përballja Shkupi-Pobeda 3:1 (Xhiroja 30-të në LPFM)

Публикувахте от Tv Shenja в 25 април 2018 г.

Leave a Reply