Njihu me skuadrat që kanë fituar më shumë penalti në LK

“Goal.com” ka bërë një përmbledhje të skuadrave që kanë ekzekutuar më së shumti 11 metërsha në Ligën e Kampionëve. Barcelona dhe Bajern Munih janë dy skuadrat në favor të të cilave janë akorduar numri më i madh i penaltive në Ligën më prestigjioze europiane të futbollit, që nga sezoni 2003/04.

Si “katalunasit” ashtu edhe “bavarezët” kanë numrin e njëjtë të penaltive të fituara dhe të realizuara. Në favor të Barcelonës dhe Bajernit të Munihut janë akorduar nga 31 penallti, ndërsa që të dyja skuadrat kanë realizuar vetëm 23 prej tyre. Vendi i tretë i takon Real Madridit, i cili nga 30 penallti të fituara ka shënuar 22. Arsenali është i katërti me 24 penallti në favor dhe 18 të realizuara, kurse Top pesëshen e mbyll edhe një skuadër tjetër angleze, Çelzi, me 20 penalti, nga të cilat ka arritur të shënojë në 16 raste.

Leave a Reply