E papritur, largohet “truri” i skuadrës së Liverpullit!

Ndihmësi i Jurgen Klop, Zheljko Buvac edhe përfundimisht është larguar nga Liverpulli. Ai një gjë të tillë ka bërë gjatë ditës së djeshme, ndërsa klubi anglez në njoftimin e saj ka raportuar se kjo ka qenë një zgjidhje personale e boshnjakut.

Megjithatë si duket gjërat nuk qëndrojnë ashtu, pasi mësohet se arsyeja e largimit të Buvac, kanë qenë marrdhëniet e thyera kohëve të fundit me trajnerin gjerman.

Mediat angleze raportojnë se mes të dyve prej kohësh nuk ishte më ai komunikimi miqësor, mirëpo nuk dihet ende shkaku kryesor i prishjes së marrdhënieve mes tyre. Klop dhe Buvac njihen që nga viti 1992, kur luanin bashkë futboll te Majnci, ndërsa po bashkë kanë drejtuar për 7 sezone të njëjtën skuadër si dhe 7 sezone të tjera Borusinë e Dortmundit.

Boshnjaku njihej edhe si “truri” i skuadrave të Jurgen Klopp, ashtu si vetë tekniku gjerman e cilësonte shpesh Zheljko Buvacin.

Vërtetë e papritur kjo lëvizje që ndodh vetëm pak ditë para ndeshjes së kthimit të ½ së finales së Liverpullit ndaj Romës, ku “Të Kuqtë” nga Enfilld Roud janë rrugës për të prekur finalen e madhe pas asaj fitore të madhe 5:2 të arritur në ndeshjen e parë në Angli.

Leave a Reply