Juventusi bënë pazar te PSZH-ja

Juventusi po e ndjek situatën me shumë vëmendje te Paris Sen Zhermeni, skuadër kjo e cila me trajnerin e ri në sezonin e ri pritet të ndryshojë fytyrë. Skuadra kampione në fuqi e Italisë, po pret vendimin e drejtuesve të skuadrës kampione të Francës, për të parë se cilët futbollistë do ti vë në listën e transferimeve.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, janë të paktën tre futbollistë që i interesojnë “Zonjës së Vjetër”, edhe atë mbrojtësi i djathtë nga Belgjika, Tomas Meunier, mesfushori francez, Adrien Rabiot dhe sulmuesi argjentinas, Anhel Di Maria.

Mbetet të shihet se cili prej tyre do të përfundonte te skuadra nga Torino, e cila për sezonin e ardhshëm pretendon të bëjë një hap më shumë në Ligën e Kampionëve, aty ku dëshiron të rikthejë lavdinë e skuadrave italiane.

Leave a Reply