Beshiktashi interesohet për sulmuesin e Kukësit, Sindrit Guri

Sindrit Guri me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme dhe golat e shënuar këtë edicion me fanellën e Kukësit, ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave europiane, përfshirë këtu edhe skuadrën kampione në fuqi të Turqisë, Beshiktashin.

Burime pranë klubit kukësian bëjnë me dije se Beshiktashi edhe zyrtarisht ka shprehur interesim për Gurin, për shërbimet e të cilit gjithashtu interesohen edhe skuadra nga Austria dhe Belgjika.

Ndër skuadrat që përmenden si destinacione të rradhës të Gurit janë Rapidi i Vjenës, ku më parë kishte luajtur bashkëqytetari i tij, Hamdi Salihi, si dhe skuadra belge e Gent, pjesë e së cilës nga sezoni i ardhshëm do të jetë edhe futbollisti i Shkëndijës, Enis Fazllagiç.

Leave a Reply